Transmetuar më 07-11-2019, 01:17

Godina është një dëshmi e të kaluarës së errët të Gjermanisë. Por një projekt i ri do ta shndërrojë në një hotel luksoz, të stolisur me një tarracë të gjelbër.

Bunkeri nazist, i vendosur në St.Pauli pranë Hamburgut, u ndërtua në vitin 1942 në vetëm 300 ditë. Por ai është përdorur vazhdimisht për tortura dhe qëllime të ndryshme që kur nazistët u mundën në përfundim të Luftës II Botërore tre vite më pas. Bunkeri ka mure 3 metra e gjysmë të trasha.

Fillimisht atje u strehuan civilë të cilët kishin humbur shtëpitë nga lufta, ndërsa më vonë u përdor si seli për një televizion gjerman dhe biznese të tjera. Që prej viteve 1990, është njohur si “bunkeri i mediave”, pasi u vendosën disa stacione radiofonike, por edhe lokale nate.

Tani, autoritetet kanë vendosur që ta shndërrojnë në një hotel, që do të ndryshojë jo vetëm godinën, por edhe ambientin përreth. Hoteli mendohet të ketë 136 dhoma, me një çmim që varion te 100 euro për natë. Hoteli është parashikuar të jetë gati në vitin 2021. Gjatë Luftës II Botërore, vetëm në Hamburg u ndërtuan më shumë se 1000 bunkerë. Gjithsesi më pak se në Shqipëri ku u ndërtuan dhjetëra mijë bunkerë.

A do të flinit në një bunker të torturës naziste?
PO
JO
Created with QuizMaker