Transmetuar më 12-11-2019, 08:13

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë kufirit Lindor.

Por duke filluar nga mesdita dhe pasditja parashikohet zhvillim i  vranësirave duke bërë që i gjithë vendi të përfshihet nga rreshjet e shiut në orët e mbrëmjes.

Më të fokusuara shirat do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugore ku pritet që rreshjet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten të pa  ndryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 2 gradë C deri në 21 gradë C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60-65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë./b.l/noa.al/