Transmetuar më 12-11-2019, 09:29

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, del me deklaratë lidhur me aksionin e mëngjesit të sotëm në zonën e Unazës së Re, i shoqëruar me tensione dhe konfrontime fizike.

IKMT bën me dije se ka nisur mengjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I.

“Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjërat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga policia e shtetit”, thuhet në deklaratë.

Sakaq qysh prej orës 06.00 të mëngjesit të sotëm, protestuesit e Unazës së Re kanë dalë në rrugë, duke bllokuar qarkullimin, për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre.

Teksa fillimisht situata nisi me konfrontim fizik, më tej banorët kanë përdorur edhe gurë dhe bomba molotov, duke bërë që në disa objekte të bjerë zjarr. Nga ana e saj policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Si pasojë e konfrontimeve kanë mbetur të lënduar së paku dhjetë persona, mes tyre qytetarë protestues dhe efektivë të policisë, të cilët janë dërguar për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital. /a.y/noa.al/ Protestuesit e Unazës së Re e ndezin “zjarr”, përplasje me policinë, gurë dhe bomba molotov/ Ka të lënduar

Konfrontime te “Astiri”, forca të shumta policie dhe qytetarë të shtrirë përtokë