Transmetuar më 12-11-2019, 12:54

Moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në vend, kryesisht në jug të vendit.

Për shkak të stuhisë me shi dhe erës së fortë, rruga e Llogarasë është bërë e pakalueshme pasi janë rrëzuar shtyllat e tensionit të lartë dhe disa pemë.

Për këtë arsye, është pezulluar qarkullimi i automjeteve në atë aks rrugor.

Pritet që të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës që të lejojë sërish lëvizjen e makinave. Policia është në gatishmëri të plot të të gjithë drejtuesve në rast nevoje.

Sipas parashikimeve, në datat 12 dhe 13 nëntor do të ketë një përkeqësim të motit.