Transmetuar më 12-11-2019, 15:15

Inspektoriti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, duket se nuk do që t’ia dijë për tensionet e krijuara mes banorëve të “Astirit” që preken nga projekti i Unazës së Madhe me policinë.

Në një deklaratë pak minuta pas orës 15.00 të kësaj të marte, IKMT bën me dije se të gjitha objektet do të prishen brenda ditës së sotme.

“Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 një katëshe. Objektet e tjera janë në proces dhe do të prishen të gjitha brënda ditës së sotme”, thuhet në deklaratë.

Si pasojë e konfrontimit fizik dhe përdorimit të gurëve, bombave molotv nga qytetarët dhe gazit lotsjellës nga policia, mbi 10 persona mbetën të lënduar. /a.y/noa.al/

Protestuesit e Unazës së Re e ndezin “zjarr”, përplasje me policinë, gurë dhe bomba molotov/ Ka të lënduar

Vokshi: Gra, vajza, pleq janë dhunuar dhe djegur/ Emrat e të plagosurve

Situatë shqetësuese tek “Astiri”, 7 qytetarë dhe 5 policë të plagosur