Transmetuar më 12-11-2019, 19:04

Stuhia ka shkaktuar probleme të rënda me rrjetin e energjisë në rrethin e Librazhdit duke lënë shumë zona pa drita.

Disa shtylla dhe përcjellës të energjisë janë shkatërruar si pasojë e erës së fortë.

OSHE bën me dije se si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike dhe erërave të forta janë thyer mjaft pemë në Përrenjas Fshat, të cilat kanë dëmtuar linjat e Tensionit të Mesëm 6 Kv të fiderave 3 në Nënstacionin Elektrik të Përrenjasit që furnizon me energji një pjese të qytetit të Përrenjasit dhe zonën e Njësisë Administrative Stravaj.

Po kështu nga rrëzimi i pemëve janë këputur mjaft përcjellës dhe është ndërprerë energjia edhe fiderin nr 6 po në Nënstacionin Përrenjas që furnizon me energji zonën e Qukësit, Berzeshtës, Fanjës, Karkavecit etj.

Grupet e punës së OSHEE janë në terren për të riparuar dëmet e shkaktuara. /k.k/noa.al/