Transmetuar më 13-11-2019, 08:16

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë me anë të një ftese drejtuar qytetarëve.

Në të ai i fton që në 16 dhe 17 nëntor të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, ku do të mbahet takimi i madh për bujqësinë.

Ai bënë me dije se njerëzit që punojnë tokën do të jenë në shesh me produktet e tyre më të mira.

“Me ftesën për të mos humbur takimin e madh për Bujqësinë, me njerëzit që çdo ditë punojnë tokën e që në datat 16-17 Nëntor

do të jenë në Sheshin Skënderbej me produktet e tyre më të mira shqip, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /a.y/noa.al/