Transmetuar më 13-11-2019, 10:58

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën “arrest me burg” për Mikel Gjovalin Alia, i akuzuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e shokut të tij të ngushtë Eri Zefi në Mirditë në fillim të tetorit.

Mësohet se ai ka deklaruar para policisë se nuk e ka nxjerrë në pritë Eri Zefin por ata kanë qenë duke udhëtuar së bashku, kur janë sulmuar nga disa grabitës së të cilët kanë tentuar ta vrasin edhe atë.

Alia u vetëdorëzua në polici paraditen e së mërkurës (12 nëntor). Mikel (Gjovalin) Alia qëndronte i fshehur në zonën e Fanit në Mirditë dhe u dorëzua mëngjesin e së martës pas negociatave të policisë përmes familjarëve.

Hetuesit dyshojnë se ai nxori në pritë tek vrasësit shokun e tij të fëmijërisë, ku në orët e para të mëngjesit të 2 tetorit, pak pasi Alia kishte telefonuar Zefin dhe i kishte kërkuar që ta ndihmonin për të vjedhur një sasi kanabisi, në zonën e Zall Xhuxhës.

Duke mos pasur dyshime tek miku i fëmijërisë, ai ka pranuar dhe bashkë me 40-vjeçarin, Eri Zefi u nis me makinën e tij.

Por rruga u ndërpre në mes, pikërisht në vendin ku ishte ngritur prita, për të cilën Mikel Alia ishte paguar, duke prerë në besë 34-vjeçarin./b.l/noa.al/