Transmetuar më 13-11-2019, 13:59
Foto ilustruese

Fshihnin në shtëpi disa doza kokainë dhe një peshore dhe kjo bëri që një shqiptar dhe një italian, të arrestohen nga policia e Romës në Itali, si pjesë e një rrjeti droge.

Dy të dyshuarit u ndaluan nën akuzën e shpërndarjes së drogës, mbrëmjen e kësaj të marte.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar shqiptar dhe një 60-vjeçar italian, të cilët u prangosë pas një kontrolli në apartamentin,

që të dy ndanin bashkë në territorin e Tuscia.

Hyrje-daljet e shpeshta në apartamentin e tyre bëri që policia të ushtrojë kontroll dhe ti vërë në pranga. /a.y/noa.al/