Transmetuar më 13-11-2019, 17:30

Një grua dyshohet se ka varë veten në kasollen e bagëtive, duke i dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektro-Seman. Gruaja me iniciale, E.Sh, 57-vjeç, u gjet e vetëvarur nga të afërmit, ndërsa pas mbërritjes së policisë po hetohen shkaqet që e çuan atë në aktin e rëndë.

Informacion paraprak i policisë Fier

Sot rreth orës16:05, në fshatin Sektor-Seman, Fier, dyshohet se është vetëvarur pranë banesës së saj (në kasollen e bagëtive), shtetasja E.Sh, 57 vjeçe.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./NOA.al