Transmetuar më 13-11-2019, 17:49

Një ditë më parë anëtarja e grupit transgjinor në Shqipëri dyshohet se u rrah nga disa të rinj adoleshentë, pas një debati që pati fillimisht me ta.

Anxhela përfundoi në spital e gjakosur, çka solli edhe reagime të shumta nga shoqatat e të dejtave të njeriut, Ambasada e Holandës dhe të Presidentit ilir Mea. Ajo ka treguar së fundmi se është dhunuar nga një grup të rinjsh 20-vjeçarë, teksa po qëndronte në një stol pranë parlamentit.

Në rrëfimin e saj Anxhela ka treguar edhe se brenda Parlamentit shqiptar ka homoseksualë dhe se ata fshihen. Dhe këta persona Anxhela i ka cilësuar si të mjeruar.

“Po rrija tek parlamenti si gjithmonë, se skam kur rri. Ishin disa djem 20 vjeç. Po rrija në stol se po binte shi. Ato po me shikonin."

"Njëri nga ato me gjuajti më goditi fort nga mbrapa dhe ngela aty humba ndjenjat. Njëri nga ato me goditi me shkelm në turi. Ishin 6 persona. Nuk reagonte njeri. Unë nuk u dorëzova. Zoti një herë ma ka dhënë jetën. Nuk është i vetmi rast, njerëzit më shohin nëpër rrugë më flasin më dhunojnë për faktin se jam transgjinor", tha Anxhela për Fax News.

"Njeriu nuk i kam borxh sepse nuk po i cënoj familjen njeriu. Nuk jam pedofile, shikoj hallin tim. Njerëzit kalonin në rrugë dhe asnjë nuk me jepte ndihmë. Ne jemi krijesa të zotit. Unë di dhe vetë që të mbrohem, po i bëj thirrje shtetit të vihen para drejtësisë. Kur shkova në komisariat një nga policët më tha këtu nuk ke për të gjetur asnjëherë të drejtë."

"Kam hasur paragjykime edhe në komisariat. Unë ça jam transgjinore, jam për veten time. Kam kërkuar edhe punë, kudo dhe askush nuk më ndihmon. Dje një polic po më thoshte mua çfarë je ti burrë apo grua. Dhe unë ju vërsula se nuk të intereson se çfarë jam unë."

"Në duam mbrojtje siguri, që mos të rri në rrugë se jam e rrezikuar. Kalonin njerëz dhe thonin mirë ja bënë. Z. Gjuzi të mbylli gojën dhe mos të flasë me ato deklarata të forta. Brenda parlamentit shqiptar ka homosekseuale dhe janë të fshehur,  ato janë më të mjeruar se jemi ne. Unë jam krenare se kush jam dhe nuk kam frikë”, mbylli rrëfimin e saj Anxhela.