Transmetuar më 13-11-2019, 18:52

Ky që shihni në foto është Kreshnik Dashaj, 34-vjeçari i cili u gjet i pajetë në rrugë ditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se Dashaj mund të jetë vrarë me armë zjarri pasi në pjesën e shpatullës i është konstatuar një plagë.

Lidhur me ngjarjen ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjet një person i pajetë në afërsi të banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”, ku nga veprimet paraprake rezultoi pa shenja dhune, konfirmohet se Dashi është vrarë.

Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34- vjeçarit, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

34- vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aktualisht vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve. /k.k/noa.al/

Vlorë, gjendet i vdekur një person

Personi i pajetë në Vlorë, policia: U vra me armë zjarri/ Emri