Transmetuar më 13-11-2019, 19:21

Të martuar prej 15 vitesh, ata janë bekuar së fundmi me ardhjen në jetë të trinjakëve Amel, Mabel dhe Elsian.

Kjo është historia e dy prindërve, Enver dhe Etleva Zinës.

”Kemi pritur shumë, kurrë nuk i humbëm shpresat… Na është dashur të marrim kredi për të bërë fertilizimin  In Vitro pasi nuk i kemi patur mundësitë ekonomike më parë”, është shprehur mes emocionesh Etleva, e cila shtoi se 5 muajt e fundit të shtatzënisë i ka kaluar në spital pasi kishte komplikacione.

Përmes lotëve ata rrëfyen për emisionin “ Vizioni I Pasdites” në Vizion Plus emocionet e plotësimit të ëndrrës së tyre të kahershme , ndonëse me kredi.

“Deri tani paskemi jetuar një jete boshe, pa kuptim, pa një motiv, me zor e prisnim por nuk e kishim menduar asnjëherë se çfarë gëzimi do te ishte. I mbaj në duar dhe ende nuk më besohet që janë të mitë”, tha në rrëfimin e saj prekës, Etleva.

Të dy prindërit e rinj të trinjakëve janë aktualisht të papunë. Edhe pse iu duhet të mendojnë për të ushqyer tre të vegjëlit e sapoardhur në jetë, sikurse duhet të shlyejnë edhe kredinë që morën, ata po përjetojnë aktualisht emocionet e rralla për  të realizuar ëndrrën e tyre./NOA.al