Transmetuar më 13-11-2019, 19:49

Guardia Di Finanza ka arrestuar dy shqiptarë në Trento të Italisë, të cilët akuzohen për trafik lëndësh narkotike.

Kontrolli në automjet u krye me qen antidrogë duke zbuluar 1 kilogram heroinë të pastër.

Më pas, policia shkoi edhe në banesën e shqiptarëve ku gjeti dhe sekuestroi një tjetër sasi prej 1 kilogram heroinë të pastër.

Shqiptarët kishin edhe euro të cilat nuk i justifikuan dot se nga i kishin siguruar. Nuk bëhet publik identiteti i tyre. /k.k/noa.al/