Transmetuar më 13-11-2019, 20:32

Pak orë pasi dekretoi Marsela Xhaferllarin si anëtare të Gjyaktës Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta ka dalë në konferencë për mediat për të sqaruar gjithçka.

Kreu i shtetit tha se në Kushtetutë nuk ka një afat të përcaktuar për kreun e shtetit për sa i përket zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Kushtetuta është mbi çdo gjë, aq më tepër kur bëhet fjalë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese”, tha Presidenti.

Sipas tij, momenti i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese është historik, pasi bëhet sipas Reformës në Drejtësi.

Edhe njëherë, Meta saktësoi se Kushtetuta e ka të shkruar qartë radhën e institucioneve që pëzgjedhin anëtarët, ku i pari është Presidenti.

Presidenti iu përgjigj edhe akuzave se ka kaluar afatet e dekretimit të anëtarëve të Kushtetueses.

Në këtë pikë, bën përgjegjës Këshillin e Emërimeve në Drejtësi i cili duhet të rregullonte këtë mekanizëm, në mënyrë që të vendoste afate për të mos pasur përplasje.

“Është detyra e KED-së të rregullojë listat e vakancave, kritereve dhe afateve dhe të mos kemi përplasje midis institucioneve dhe nuk është e kundërta që KED, i cili është institucion kolegjial, akoma më qartë që Kryetari i KED-së të bëja lojëra të karakterit administrativ duke vendosur kohën kur duhet të dërgojë listat për Presidentin dhe Parlamentin në një mënyrë pa e tepruar për të thënë mafioze që të vendosë kreun e Shtetit në këtë pozitë që të shkelë Kushtetutën.

E bllokuan krijimin e KED për dy vite në mënyrë që të gjenin një kryetar si ky që bën lojëra”, tha Presidenti Meta. /k.k/noa.al/