Transmetuar më 13-11-2019, 22:09

Alvin Berisha, është 11-vjeçari shqiptar që preku zemrat e miliona njerëzve në Itali dhe në Shqipëri.

Vogëlushi shqiptar i cili prej kohësh qëndronte në një kamp në Siri, u lirua para disa ditësh.

Pas disa ditësh rikthimi në shtëpi, ai ka ndryshuar thuajse krejtësisht.

Ai tashmë nuk njihet, qoftë nga mënyra si ka prerë flokët ashtu edhe nga veshja.

Gazetari shqiptar i medias italiane “Le Iene”, Taulant Kopliku, ka publikuar një foto të Alvinit me të cilën tregon se si ka ndryshuar.

"Si ndryshoi keshtu? E thjeshte. Se pari dashuria dhe perkujdesja e familjes. Pastaj vullneti i tij.

Si dikur per te rezistuar perballe se keqes, ashtu edhe sot per tu bere ky djali qe eshte shohim.

Ne fare pak dite nje tjeter femije”, shkruan gazetari shqiptar i “Le Iene”, shkruan Kopliku përkrah fotos në Facebook./a.k/noa.al/