Transmetuar më 14-11-2019, 07:58

Një makinë e cila ecte me shpejtësi skëterrë është bllokuar nga policia rrugore gjatë mesnatës mes të mërkurës dhe të enjtes.

Bllokimi i mjetit është bërë gjatë kontrollit në ë rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, në afërsi të Saukut.

“204 km/h para pak minutash. Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në orën 00:30, janë pezulluar 28 patenta për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h.

Mos fluturoni se në rastin më të mirë ju pret policia, e në rastin më të keq ju pret ambulanca.

Duaje jetën, jetoje atë, familja pret TY të shkosh në shtëpi, jo patenta pa ty”, shkruan policia. /a.y/noa.al/