Transmetuar më 14-11-2019, 08:57
Foto ilustruese

Një makinë luksoze është shkrumbuar nga zjarri në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të mërkure.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ku gjatë mbrëmjes së djeshme ka rënë zjarr në mjetit tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit M.A.,

Makina ishte e parkuar në rrugë pranë banesës dhe si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimi paraprak policia thotë se dyshohet se zjarri është aksidental.

Mirëpo pavarësisht kësaj grupi hetimor vijon punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, për të kuptuar më shumë mbi ngjarjen. /a.y/noa.al/