Transmetuar më 14-11-2019, 09:46

Ka nga ata që kanë nisur numërimin mbrapsht për festat e fundvitit dhe ka nga ata që dorëzohen përballë ndryshimit të stinëve. Për ata që iu tremben temperaturave të ulëta, ka vetëm një mënyrë për ti sfiduar, një udhëtim në plazh edhe në dimër. Për këto arsye më poshtë sjellim disa nga vendet ku temperaturat janë të nxehta, edhe kur në vendin tonë ato zbresin në minus.

Oman- Ndonëse disi i panjohur për turizmin në masë, ky vend në gadishullin arab, është një prej destinacionevce perfekte për tu vizituar në dimër. Sulltanati i Omanit, ka një klimë tropikale dhe peisazhe mbresëlënëse. Në Souk gjendet xhamia e madhe e Muscar, ndërsa shkretëtira e Wahiba mahnit, ashtu sikundër plazhi i bardhë i Tiwi.

Kosta Rika- Një vend gjithë jetë në të gjitha kuptimet. Renditet në dhjetë destinacioinet më të mira në botë për tu vizituar. E cilësuar si një parajsë tropikale, mund të vizitohet fare mirë kur tek ne është dimër.

Aruba– Ky ishull në Karaibe është një ndër vendet ideale për të pushuar në plazhet e bardha dhe detin e kristaltë. Jo vetëm kaq, por turistët që e kanë vizituar, flasin për një vend që nuk mund të harrohet kollaj.

Zanzibar– Në këtë vend plazhi është magjik. Ishulli i Tanzanisë është bërë i famshëm në të gjithë botën. Mes pyllit të Jozani bëhen ekskursione të rralla dhe mes krijesave të egra, shkruan noa.al.

Krabi- Kjo zonë në Tajlandë është mjaft e favorshme për tu vizituar në stinën e dimrit. Ka 83 ishuj mahnitës dhe diell të nxehtë, çka e bënë këtë vend ideal për tu vizituar. /a.y/noa.al/