Transmetuar më 14-11-2019, 10:32
Foto ilustruese

Dy persona janë kapur duke lëvizur me makinë me lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndalimi i tyre u bë pasditen e djeshme, në aksin rrugor Çorovodë-Berat.

Nga kontrolli u bë arrestimi i L.A., 40 vjeç, banues në Pogradec dhe Xh.H (R), 42 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë në lagjen Uznovë, pas kontrollit të automjetet tip Benz të ushtruar nga shërbimet e policisë, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësin e provës materiale 24.6 gramë kanabis sativa.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al/