Transmetuar më 14-11-2019, 12:48
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Muzgu” ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili rezultonte me dy emra.

Gjatë mbrëmjes së djeshme është lokalizuar dhe arrestuar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 51-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për “Shfrytëzim prostitucioni”.

Si rezultat i operacionit, në rrugën e Dibrës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i Ardjan Nexhipi, alias Ardjan A., 51 vjeç, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë.

Ndaj tij, autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Ndaj të dyshuarit hetimet veprimet e mëtejshme për ekstradimin e drejt Italisë do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën. /a.y/noa.al/