Transmetuar më 14-11-2019, 13:29

“Mami im vdiq gjatë një bombardimi, unë isha me të”. Është kjo ajo që ka deklaruar para hetuesve italianë në praninë e një psikologu, 11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha, i cili u bashkua me të atin në Itali në 8 nëntor, pas ndërhyrjes së autoriteteve italiane, shqiptare dhe libaneze.

Ai kujton me këto fjalë vdekjen e së ëmës e cila u nis për xhihad në Siri në vitin 2014, duke e marrë me vete. Vogëlushi është ende në shok dhe javën që vjen do të shtrohet dhe operohet si pasojë e një plage që ka në këmbë, të pësur nga shpërthimi.

Marrja e tij në pyetje do të vijojë pas një muaji, pasi ai të rikuperohet nga operacioni.

Siç raportojnë mediat italiane, rrëfimi i vogëlushit, u bë mes lotësh, teksa kujton vdekjen e së ëmës në bombardim, ndërsa ai ishte pranë saj.

Alvin shpjegoi ndër të tjera se bombardimi ndodhi kur ndodheshin në një kamp e refugjatë të tjerë në Siri, por jo në Al Hol, ku i mituri u shpëtua.

Alvini nuk e mban mend se kmur ndodhi bombardimi në të cilin humbi jetën e ëma, por kujton vetëm se bënte shumë nxehtë. Mjekët pikërisht në bazë të plagës në këmbë, mund të zbulojnë se kur ndodhi sulmi. /a.y/noa.al/