Transmetuar më 14-11-2019, 16:04
Foto ilustruese

Një elektriçist nga Gjirokastra ka ndërruar jetë kur po riparonte një linjë elektrike në fshatin Lliar.

Mësohet se 63-vjeçari i identifikuar si Mariglen Lekgjika ka rënë nga shtylla, ku për pasojë ka humbur dhe jetën.

Nuk dihet ende nëse ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, para se të rrëzohej. Lekgjika ka qenë në orarin e punës, ku fatkeqësisht humbi jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur detajet e vdekjes./b.l/noa.al/