Transmetuar më 14-11-2019, 18:51

Disa shqiptarë kishin fshehur kokainë në një zonë pyjore të Toskanës në Itali, por një derr i egër e hëngri atë të paketuar.

Lënda narkotike përllogaritej me vlerë 20 mijë euro.

Policia e cila ishte duke i përgjuar tre shqiptarët teksa po ankoheshin të tërbuar se kishin humbur lëndën narkotike, pasi paketimi që kishin përdorur nuk kishte mjaftuar për ta mbrojtur atë nga derri.

Sipas autoriteteve italiane, katër ata kishin një rrjet shpërndarje droge në Areco dhe Siena. Trafikantët përdornin emra të koduar për drogën, duke e quajtur “aperitiv”, “proseço”, “verë” dhe “kafe”. /k.k/noa.al/