Transmetuar më 14-11-2019, 20:28
Foto ilustruese

Dy vëllezër janë vënë në pranga pasditen e sotme në Orikum të Vlorës.

Nga një aksion i policisë vendore u sekuestruan 50 kilogramë kanabis sativa, e dyshuar se u përket vëllezërve.

Droga u gjet në një banesë në Orikum.

Për arsye hetimore nuk publikohet identiteti i vëllezërve.

Po punohet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast. /k.k/noa.al/