Transmetuar më 14-11-2019, 21:06

Pak orë pasi në Orikum u prangosën dy vëllezër, që u kapën me 50 kilogamë kanabis, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, për të cilët nuk dihet nëse kanë lidhje me vëllezërit.

Burimet zyrtare saktësojnë se pas kontrolleve në banesën e shtetasit F.B në Orikum, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 20 kilogramë, e dyshuar kannabis sativa.

Në kuadër të këtij operacioni dhe në vijim të veprimeve proceduriale eshte bërë arrestimi i pronarit të banesës 45-vjeçari F.B.

Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi E.K., 38 vjeç, banues në Vlorë, si autor i implikuar në këtë ngjarje në bashkëpunim me F.B.

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim. /k.k/noa.al/