Transmetuar më 15-11-2019, 08:38
Foto ilustruese

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në zonën e “Brrylit” në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

Viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Bëhet fjalë për të moshuarin S.B., 75 vjecç i cili është gjetur në trotuar.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune, çka shton dyshimet për vdekje të shkaktuar nga shkaqe natyrale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet e vdekjes. /a.y/noa.al/