Transmetuar më 15-11-2019, 10:13

Prokurori i antimafias italiane Federico Cafiero de Raho deklaroi se Shqipëria dhe Italia kanë krijuar skuadra të përbashkëta për të luftuar organizatat kriminale.

Raho, tha sot se regjimi i posaçëm i burgosjes së personave anëtarë të bandave të krimit të organizuar është një mjet i fuqishëm për të ndërprerë lidhjet e këtyre kriminelëve me botën jashtë burgut dhe goditja e krimit të organizuar.

Sipas tij, këtë mjet e disponon Italia prej vitesh dhe ka rezultuar shumë efikas. De Raho u shpreh se mafia shqiptare i ka të ngushta lidhjet me disa nga bandat dhe organizatat e mëdha italiane mafioze, si Ndrangheta.

“Me kriminalitetin e Ndragetës krimi shqiptar ka lidhur marrëveshje punojnë shpesh të dyja palët dhe organizata zhvillohet mbi një territor të tërë evropan, mbi portet e Evropës, organizatat marrin sasi të mëdha kokaine të eksportuara që kthehen në pasuri që shtrihen jo vetëm në Everopë, organizata italiane Ndrageta e ka shtritrë edhe në Kanada, Amerikë veprimtarine e saj, ka baza të fuqishme dhe kjo e bën të mundur të jetë shumë e përhapur e të vërë mënjanë një pasuri shumë të madhe.

Me angazhimin që Italia ka treguar në luftën kundër krimit mafioz në vitet 80-90 por edhe kundër grupeve të tjera kriminale. Italia ka fituar një legjislacion shumë të fuqishëm, aty ku u mendua që të gjendeshin mënyra specifike për luftën ndaj mafies”, u shpreh ai.

Më tej ai shtoi se, “Drejtësia shqiptare është duke përshkuar një rrugë të ngjashme me atë të Italisë, duhet ndaluar mafia që të vazhdojë të qeverisë e të mbajë lidhjet me jashtë. Të burgosurit duhet të kenë një ndërprerje totale me të gjithë lidhjet jashtë, të ndërpriten bisedat dhe të ndiqen bisedat moment pas moment. Ky mjet i fuqishëm, burgimi me regjim të posacëm, do flasim sot edhe në lidhje me menaxhimin e pasurive të sekuestruara që ka rëndësi të madhe për të luftuar mafien”.