Transmetuar më 15-11-2019, 10:14

I riu i ndaluar këtë të enjte nga Njësia e Antiterrorit, për kërcënim ndaj Kryeministrit Edi Rama, është lënë sërish i lirë.

Andrea Kurti i kishte dërguar një mesazh kreut të qeverisë me tekst: “Do të të fus plumbin ballit!”

32-vjeçari me origjinë nga Puka dhe me banim në zonën e Unazës së Re, jetonte në një shtëpi me qera.

Kurti i kishte fshirë mesazhet por pas shoqërimit në polici ato u rikthyen dhe mes tyre u gjet edhe mesazhi i dërguar në numrin e Kryeministrit.

Pas verifikimeve të kryera dhe deklarimeve të Kurtit i cili tha se gjithçka e ka bërë si shaka mes shokësh të cilët e kanë sfiduar nëse mund ta bënte një gjë të tillë, Kurti është lënë i lirë.

Pavarësisht kësaj ndaj kreut të qeverisë Garda e Republikës ka shtuar masat e marra, /a.y/noa.al/

Kërcënoi Kryeministrin Rama, kush është i arrestuari në Tiranë