Transmetuar më 15-11-2019, 10:34
Foto ilustruese

Operacioni policor "Stadiumi" ka kapur një 23-vjeçar në Mat, i cili dyshohet për rrezikshmëri të madhe shoqërore.

I dyshuari M.H., banues në Burrel akuzohet për veprat penale "Armëmbajtje pa leje" dhe "Prishje të qetësisë publike".

23-vjeçari është kapur pas një muaji hetimesh aktive nga Policia dhe Prokuroria, që e identifikuan pasi u përfshi në një konflikt me armë. Kur pa oficerët që i rrethuan shtëpinë, i dyshuari i fsheh në tavan, por pas kontrollit përfundoi në pranga.

"Ky shtetas, në orët e vona të natës së datës 30.10.2019, në afërsi të stadiumit të qytetit Burrel

është përfshirë në një konflikt me shtetasin K. Ll., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij", njofton Policia.

Ndërkohë, forcat policore po punojnë për kapjen e shtetasit në kërkim K.Ll., dhe sekuestrimin e armës së përdorur nga ai.

Prokuroria e Matit po vijon hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.

Më parë, 23-vjeçari M.H., ka qenë i dënuar për "Dhunë në familje", "Vjedhje" dhe "Kundërshtim i urdhrit të punonjësit të policisë".