Transmetuar më 15-11-2019, 10:44

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca duke folur në konferencën për administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara tha se Europa do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj në Drejtësi.

“Çështja e korrupsionit të personelit të burgjeve është shumë i rëndësishëm. Kemi parë përpjekje të marrjes së masave ndaj personelit të burgjeve. Është e rëndësishme të shikojmë rezultate. Duhet të shoqërohen me masa shtesë.

Qeveria ka marrë masa kurajoze për këto çështje. Disa punonjës të shërbimit policor, janë larguar edhe nga puna dhe këto duhet të ngrejnë standardet në burgjet shqiptare. Drejtësia dhe siguria do të mbështet nga BE. Hyrja në fuqi e marrëveshjes me Eurocast. Ka ardhur koha që të gjithë ekspertët ti përdorin dhe Shqipëria të marrë hapa drejt BE”, ka thënë ndër të tjera Soreca.

Ndërsa përfaqësuesja e OPDAT në Shqipëri, Michele Lakomy është shprehur se lufta kundër krimit nuk përfundon me dhënien e një vendimi nga gjykata. Sipas Lakomy kjo është vetëm hallka e parë, pasi për të shpërndarë grupet kriminale duhet që  pjesëtarët e tyre të largohen nga aktivitetet kriminale. Përfaqësuesja e OPDAT shtoi se nënvlerësimi i këtij fenomeni është kërcënim në luftën kundër krimit.

“Krimi i organizuar është një nga kërcënimet kryesore për sigurinë me pasoja politike dhe ekonomike për zhvillimin e shoqërisë. Për botën tonë moderne është e rëndësishme ndalimi kriminalitetit. Krimet ndikojnë në ekonomi duke kaluar përtej kufijve kombëtare. SHBA dhe Italia  kanë eksperiencën që është e mundur të ndalohen, pengohen dhe shkatërrohen grupet kriminale.

Për të mbijetuar rrjetet kriminale përdorin taktika të sofistikuara. Nënvlerësimi i fenomenit dhe aktivitetit kriminal është një kërcënim i madh në luftën kundër tij. Fatkeqësisht burgjet ndonjëherë nuk janë me rezultate, duke qenë se këto grupe kriminale nuk pengohen vazhdojnë aktivitetin e tyre.

Lufta kundër krimit nuk përfundon kur gjykata jep një vendim. Vendimet gjyqësore nuk janë të fundit, janë thjesht një rregullim i vogël, i cili ndikon në punën e krimin. Për ti shpërndarë këto grupe dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve është e rëndësishme që sistemet e burgjeve ti heqin pjesëtarët e grupeve kriminale nga aktivitetet e tyre. Shqipëria ka bërë një aktivitet shumë të rëndësishëm për shpërndarjen e tyre”, u shpreh Lakomy./b.l/noa.al/