Transmetuar më 15-11-2019, 12:42
Foto ilustruese

Një fëmijë ka mbetur i aksidentuar, i përplasur nga një makinë, teksa udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja u shënua rreth orës 11:45, në fshati Suk 1, Roskovec, ku mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M., ka aksidentuar 11-vjeçarin me iniciale E.V., banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Ndërkohë shtetasi E.V, ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M., si dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al/