Transmetuar më 15-11-2019, 12:56
Neshat Tepelena

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë dënimin ditën e sotme për mësuesin Neshat Tepelena, i cili është gjetur fajtor për ngacmimin seksual të një nxënëseje të mitur.

3.6 vite vendosi gjykata për Neshat Tepelenën, i cili u denoncua nga nxënësja e tij 11 vjeçe për ngacmim seksual.

Gjatë hetimeve, Tepelena u la në detyrim paraqitje, pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për të qëndruar në burg pa afat.

Neshat Tepelena, i cili jepte mësim në shkollën e fshatit Kalasë të Delvinës, ka mohuar që ta ketë puthur nxënësen e mitur në buzë, siç pretendonte ajo. Ndërsa u arrestua nga uniformat blu pak pas denoncimit të ngjarjes në media, ai ka mohuar.

M.Aldini denoncoi se e bija A.Aldini, refuzonte të shkonte në shkollë pas ngjarjes. Sipas saj, ngjarja kishte ndodhur rreth dy muaj më parë, por për shkak të frikës së paragjykimeve për të bijën, ajo e kishte mbajtur atë të fshehtë.

Mësohet se pak para se skandali të bëhej publik në pranverën e vitit 2018, mësuesi Neshat Tepelena, i kishte bërë një kërkesë me shkrim drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare “Ali Hajdini” që të shkëmbente vendin e punës me vajzën e tij, e cila gjithashtu është mësuese. /a.y/noa.al/