Transmetuar më 15-11-2019, 16:21

Shqiptarët shpenzojnë shumë për pije. Zona e njohur si ish-bllok mbetet ndër më të frekuentuarat. Vetëm në një tavolinë, në një lokal, një natë janë shpenzuar mbi 1.7 milion lekë.

Roland Shuperka, ekspert marketingu, dhe Areteo Butsi, menaxher lokalesh, janë shprehur se kohët e fundit janë femrat ato që po konsumojnë në përqindje më të lart të alkoolit, duke i cilësuar si pijedashëse të rregullta.

Të pyetur sesa shpenzojnë shqiptarët për pijet alkoolike, të ftuarit janë përgjigjur, se nuk kursejnë.

“Mesatarisht sidomos tek gota e 4 dhe e 5 thjesht hapet portofoli dhe dalin vetë lekët."

Fatura që ka parë me çmimin më të kripur në Shqipëri?

“Në një natë një tavolinë me 8 vetë shpenzoi 1.7 milionë lekë” kujton Butsi.

Shuperka dhe Butsi ishin të ftuar në emisionin “Ditë e Re”, në Rtv Ora, me temë “a janë shqiptarët pijedashës?”.  /NOA.al