Transmetuar më 15-11-2019, 16:32

Dy fëmijë të mitur shqiptarë, një djalë i moshës 4 vjeç e motra e tij 5 vjeçe, janë zhdukur në rrethana të paqarta nga një strehë sociale në komunën Pascarolo në provincën e Napolit.

Zhdukja e tyre është denoncuar në Gjykatën e Minorenëve nga prifti i kësaj qyteze Don Salvatore Verde.

Sakaq, denoncimi ka provokuar reagime kërcënuese nga persona të paidentifikuar duke vënë në rrezik jetën e Don Salvatore Verde i cili pak ditë më parë është detyruar të largohet nga ky territor me vendim të Dioqezës së Napolit.

Sipas denoncimit të bërë nga Don Verde, në shtator të 2018 dy vogëlushët shqiptarë, të cilët jetonin në një strehë sociale e që frekuentonin kishën San Giorgio Martire në Pescarolo, u zhdukën pa lënë gjurmë.

“Në një të dielë të shtatorit 2018,” – thotë për të përditshmen italiane “Il Mattino”, Don Salvatore Verde, – “zhduken nga një strehë sociale (që në gjuhën italiane njihen si "casa -famiglia" , struktura që strehojnë fëmijë me familje me problematika sociale, o në vështirësi), dy fëmijë që frekuentonin dhe kishën , një djalë 4 vjeç e motra e tij 5 vjeçe , shqiptarë."

Në të njëjtën ditë me apelin e tij, një kërcënim i hapur i është bërë nga persona të panjohur. Një automjet i vjedhur brenda të cilit dhe një armë zjarri i është vënë flaka brenda në oborrin e kishës."

Don Salvatore Verde rrëfen se ka marrë në mbrojtje duke denoncuar disa raste minorenësh të keqtrajtuar nga familja, por ka marrë si kundër përgjigje kërcënime të hapura fizike e me rrezik jete. Banesës së tij në kishën San Giorgio Martire (famulltian e priftit) i është vënë flaka si dhe i janë grabitur 3 kasaforta me rreth 3 mijë euro të dhuruara nga besimtarët për bamirësi..

Episodi i fundit i kërcënimit fizik ndaj Don Salvatore Verde është ai i datës 13 shtator 2019 kur persona të panjohur që udhëtonin me një automjet me drita të fikura kanë qëlluar dy herë me armë në ajër kundër tij. Ngjarja ka ndoddur rreth orës 21.30 në një rrugë të qytezës Pascarolo.

Për mediat italiane ai thotë se është i detyruar të japë dorëheqjen, dhe se e bën keqardhje pasi është shumë i lidhur me Pascarolën e komunitetin e besimtarëve.

Pascarola, zona ku ndodhi ngjarja, është një qytezë e vogël me 3 mijë banorë në zonën industriale në territorin e komunës Caivano e cila gjatë viteve të fundit është në qendër të kronikës së zezë italiane për vdekjen absurde të dy fëmijëve e episode të dhunshme abuzimi seksual me minorë.

Në një video publikuar nga përkrahësit e tij Don Salvaore Verde shfaqet duke u shprehur haptazi "se ka denoncuar një pedofil në këtë territor e nuk duhen harruar dy fëmijë viktima në Parkun e Caivanos." Autoritet italiane po e hetojnë ngjarjen, zhdukjen e fëmijëve, dhe identifikimin e autorëve që kanë kërcënuar Don Verden./NOA.al