Transmetuar më 16-11-2019, 11:55

Aleksandar Vuçiç është shtruar në spital ditën e djeshme, pas shfaqjes së problemeve në zemër.

Megjithatë siç ka treguar këshilltarja e tij në presidencës, Suzana Vasiljevic, gjendja e tij tashmë është stabilizuar, por ai do të vazhdojë të qëndroj në spital për kujdes shtesë.

“Shëndeti i presidentit është i qëndrueshëm, por ai do të vazhdojë të qëndroj në spitalin ushtarak”, ka thënë Vasiljevic.

Siç shkruan tanjug, Vuçiç është pranuar në Spitalin Ushtarak në Beograd në orët e vona të së premtes.

Vuçiç u bë kryeministër i Serbisë në vitin 2014 dhe u zgjodh president në vitin 2017. Aleksandër Vuçiç njihet për qëndrimin e tij në lidhje me shtetin e Kosovës, ku së fundmi  ka shpallur  synimin për ndarjen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në territoret kosovare.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën./b.l/noa.al/