Transmetuar më 17-11-2019, 10:15

Disa lëkundje të fuqishme tërmeti janë shënuar pak minuta më parë.

Lëkundjet e fuqishme u ndjen në një pjesë të mirë të vendit, por edhe në Tiranë. 

Bëhet fjalë për një tërmet 3.6 ballë të shkallës Rihter, i cili u shënua në orën 10.09 minuta të kësaj të diele.

Epiqendra e lëkundjeve ishte 16 kilometër në perëndim të Bulqizës, me thellësi 10 kilometra.

Kjo bëri që njerëzit të përfshihen nga paniku dhe të dalin në rrugë. /a.y/noa.al/