Transmetuar më 18-11-2019, 17:20

Një grua me kancer ka vrarë burrin dhe veten pasi nuk donte që pas vdekjes së saj ai të lidhej me dikë tjetër.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur në Tajlandë, ku pasi vrau burrin Pilaiwan Kimaphan qëlloi edhe mbi veten.

38-vjeçarja u gjet e vdekur, e mbuluar me gjak, në shtratin e saj pranë bashkëshortit Montree, me një plumb në nofull.

Komshijtë që dëgjuan të shtënat telefonuan policinë. Autoritetet e gjetën burrin me një plumb në ballë por që ende kishte shenja jete.

Për fat të keq ai ndërroi jetë më vonë. /k.k/noa.al/