Transmetuar më 19-11-2019, 12:01

Shfrytëzojnë pozicionin e tyre dhe përgatitjen kimike për të prodhuar drogë. 45-vjeçari Terry David Bateman, dhe Bradley Allen Rowland, 40 vjeç, nga Arkansas, SHBA, shfrytëzuan pozicionin e tyre si profesorë kimie dhe laboratorët e universitetit, për të prodhuar drogë sintetike.

Dy profesorët e kimisë prodhuan metanfetainë në laboratorin e Henderson State University në Arkadelphia, deri kur aroma e rëndë që vinte nga laboratori i tradhtoi.

Për shkak të disa dyshimeve zona ishte izoluar, deri kur në laborator u zbulua metanfetamina e prodhuar.

Hetuesit arritën që të bien në gjurmët e profesorëve duke i arrestuar, gjatë kësaj të premteje.

Më tej laboratorët u pastruan dhe u rihapën, me shpresë që të përdoren që qëllime mësimore. /a.y/noa.al/