Transmetuar më 19-11-2019, 20:51

Një familje u sulmua nga një tufë grerëzash në një varrezë në Tangdu të Kinës, ku për pasojë dy persona humbën jetën.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur tre ditë më parë, ndërsa të lënduar mbetën edhe pesë persona të tjerë.

Viktimat janë të moshës 60 dhe 87 vjeç, të cilët humbën jetën në spital.

Pesë të afërmit që mbijetuan po trajtohen që t’i mbijetojnë plagëve, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. /k.k/noa.al/