Transmetuar më 20-11-2019, 17:16

Zbuloni hekurin me kaldajë “Philips”

Si shumë femra, duke përfshirë edhe veten time, nuk kemi kohë apo nuk pëlqejmë të hekurosim.

Megjithatë, një fund pambuku i sapohekurosur apo një palë pantallona khaki të palosura dhe pa rrudha janë me të vërtetë tërheqëse dhe këtë gjë ma mundëson vetëm hekuri në shtëpi.

Por, hekurosja është një punë shumë e lodhshme. Shumë prej hekurave janë të rëndë, dhe rrallë nxjerrin mjaftueshëm avull për të sheshuar çdo rrudhë.

Për më tepër, depozitat e tyre të vogla të ujit duhen mbushur vazhdimisht për të prodhuar avull.

Sikur të kishte një metodë më të lehtë.

Për fatin tonë ka, dhe quhet Hekuri me Kaldajë Philips PerfectCare.

Çfarë është hekuri me kaldajë?

Është i ngjashëm me hekurat e tjerë, por uji qëndron në një depozitë tjetër nga pllaka e poshtme metalike dhe parimi bazë i hekurosjes është përmes avullit të fuqishëm i cili depërton rrobat dhe në këtë mënyrë i hekuros ato.

Uji kthehet në avull dhe shkon direkt tek hekuri. Me hekurat e zakonshëm, hekurosja bëhet përmes pllakës së nxehur.

Nëse e kanë opsionin e avullit, do më duhet zakonisht ta rimbush disa herë përpara se të mbaroj punë me hekurosjen dhe për më tepër do më pikojë edhe mbi rroba.

Me hekurin tim me kaldajë Philips, duke qenë se e ka depozitën e ujit goxha të madhe prej 1.8 l, mua nuk më duhet të ndërpres hekurosjen duke e rimbushur disa herë dhe kjo është mjaft e volitshme për mua.

Vërtet që zë më shumë hapësirë dhe është më i rëndë, por pllaka e hekurit vet është goxha më e lehtë si dhe është më lehtë i manovrueshëm gjatë hekurosjes.

Ky gjithashtu ka dhe si opsion teknologjinë unike “pa djegie” OptimalTEMP. Do të thotë që ju mund të hekurosni pa problem çdo copë (nga mëndafshi te xhinsi) duke përdorur vetëm një temperaturë, madje edhe ta mbështesni të gjithë hekurin në tavolinë në vend që ta vendosni në folenë e vet.

Avulli që del është aq i fortë sa eliminon rrudhat e thella edhe në copat më të trasha. Përdoreni vertikalisht ose horizontalisht në pjesë të vështira për t’u hekurosur si dhe për të rifreskuar rrobat.

Për çdokënd që ka shumë rroba për të larë vazhdimisht, ky hekur elegant me kaldajë është padyshim më i miri në treg. Megjithatë, ka edhe të tjerë në gamën Philips PerfectCare që punojnë po aq mirë. Nëse jeni të interesuar mund t’i shikoni këtu.