Transmetuar më 23-11-2019, 16:51

Kukësi ka marrë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit duke mposhtur 2-1 skuadrën e Bylisit, në “Elbasan Arena”.

Rrocaj dhe Abazaj i dhanë fitoren bluve në një takim të luftuar në çdo cep të fushës.

Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të me Abazajn, por festa e Kukësit u zbeh në minutën e fundit të pjesë së parë ku Bylisi riktheu baraspeshën.

Në minutën e 73-të vjen një aksion perfekt mes Shkurtajt, Abazajt dhe Rrocës, duke e nxjerrë këtë të fundit në pozicion goditës.

Mesfushori gjuan dhe mposht portierin Hidi, gol që ka vlerën e tre pikëve. /k.k/noa.al/