Transmetuar më 23-11-2019, 19:53

Zbulohen mesazhet e një 21-vjeçareje e cila në vitin 12017 i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në shtëpinë e saj në Mançester të Anglisë.

Përpara se të kryente aktin fatal, Lydia Robert la disa mesazhe ku shkruante se ndihej e dhunuar dhe e lënduar, pasi gjeti fotografi të vajzave të vogla në celularin e të dashurit, Adam Uells.

Në një mesazh për shoqen e ngushtë, ajo shkruajti: "Ai më ka shkatërruar jetën… Unë paskam jetuar me një pedofil".

Në një tjetër mesazh, 21-vjeçarja shkruante: "Ti më ke larguar nga familja dhe miqtë, je njeriu më i ndyrë që ekziston", duke iu referuar të dashurit.