Transmetuar më 24-11-2019, 09:47

Herën e parë që ajo raportoi njerkun e saj për abuzim me të, versioni nuk u besua. Por vajza nuk u dorëzua. Dy vjet më vonë, kur burri u përpoq ta përdhunonte përsëri, ajo mundi të bënte një foto me telefon, duke siguruar kështu provën vendimtare.

Kjo çoi në arrestimin e 41-vjeçarit nga pjesa e poshtme e krahinës së Bergamos, Itali, i akuzuar për abuzim seksual të fëmijëve ndaj vajzës së partneres së tij. Tani vajza, nëna dhe motra më e vogël i janë besuar një komuniteti për t’i mbrojtur.

Burri përfundoi në pranga të enjten 21 nëntor, dhe u transferua në burgun në Bergamo. E gjitha filloi dy vjet më parë kur vajza, e cila ende nuk kishte mbushur 15 vjeç, vendosi të raportojë për herë të parë njerkun e saj.

Në atë rast versioni i saj nuk u konsiderua i besueshëm. Por kur burri u përpoq të abuzonte përsëri, qershorin e kaluar, viktima veproi me kthjelltësi ekstreme, duke bërë një fotografi me telefonin e saj celular.

Siç raportohet nga L’Eco di Bergamo dhe Il Giorno, ka dalë se në kohën e incidentit të inkriminuar burri ishte në shtëpi me të renë dhe me një fëmijë tjetër, që kishte pasur së bashku me nënën e vajzës së abuzuar.

Gjatë ngacmimit viktima ishte në gjendje të bënte një fotografi, të cilën më pas ajo ia tregoi karabinierëve disa orë më vonë, në kohën e ankesës. Në bazë të historisë së saj dhe provave të siguruara, prokurori publik Gianluigi Dettori vendosi të hapë një dosje.

Pasi analizoi çështjen, prokurori kërkoi burg për 41-vjeçarin. Sidoqoftë, gjyqtari për hetimet paraprake nuk e pranoi kërkesën, duke theksuar mungesën e një panorame të rëndë provuese. duke ngritur dyshime për vërtetësinë e figurave.

Prokurori më pas apeloi në Gjykatën e Rishikimit, e cila pranoi kërkesën, duke pretenduar vërtetësinë e asaj që deklaroi vajza. I dyshuari e kundërshtoi dënimin përpara Gjykatës, i cila megjithatë e mbështeti akuzën dhe e dërgoi 41-vjeçarin në burg./b.l/noa.al/