Transmetuar më 24-11-2019, 17:18

Të paktën 27 persona deri tani kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni.

Aksidenti i rëndë ajror ndodhi në një lagje të populluar në qytetin Goma, Republika Demokratike e Kongos.

Avioni u përplas pak kohë pasi ishte nisur nga qyteti Beni, thanë autoritetet. Kompania tha se avioni i tipit Dornier 228-200 dhe kishte 16 pasagjerë në bord, si dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Në mesin e viktimave janë edhe personat që ndodheshin në banesa, të cilë po ashtu u vranë aksidentalisht, në momentin e rrëzimit të avionit.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik./NOA.al