Transmetuar më 24-11-2019, 18:05

Albin Kurti, në pritje për të marrë detyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka qenë i ftuar në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, nga ku edhe deklaroi se me aleatin strategjik të kombit shqiptar do të ketë një bashkëpunim të shkëlqyer pa kushte.

“Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja”, theksoi Albin Kurti.

Ai ishte i ftuar me bashkëshorten e tij në “një mbrëmje të këndshme për mua e Ritën”, siç e cilësoi Albin Kurti ftesën, teksa fitoi se ishin “të mirëpritur nga Ambasada e ShBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave”./NOA.al