Transmetuar më 25-11-2019, 08:59

Një vajzë vetëm 10 vjeçe me emrin Shehala Sherin, gjeti vdekjen, pasi u kafshua nga një gjarpër helmues, teksa ndodhej në shkollë.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të mërkurë në distriktin e Wayanad, në Kerala, të Indisë. Nën akuzë kanë përfunduar mësuesit, që siç thanë shokët e klasës, refuzuan që ta çonin në spital.

Ato pikat e kuqe prej të cilave e mitura ankohej, sipas mësuesve ishin vetëm gërvishtje.

Por në të vërtetë nuk ishte kështu dhe e mitura gjeti vdekjen prej helmit të gjarprit që e kafshoi.

Shehala e gjeti veten me një këmbë të bllokuar në një të çarë të dyshemesë dhe kur e nxori prej andej, pa dy pika të dyshimta.

Babai i saj i njoftuar për ngjarjen, mbërriti në shkollë gjysmë ore më vonë, por pavarësisht dërgimit në spital, nuk arriti që të shpëtohej. /a.y/noa.al/