Transmetuar më 25-11-2019, 09:28

“Çfarë bën, po presim një fëmijë, unë të dua”. Janë këto fjalët e fundit të një gruaje me origjinë rumune, Ana Maria Lacramioara Di Piazza, 30 vjeçe, me banim në Giardinello të Italisë, e cila të shtunën mbrëma u vra me thikë.

Policia arrestoi të dyshuarin për krimin pak pas ngjarjes, Antonino Borgia, 51 vjeç, një sipërmarrës nga Partinico, me të cilin viktima kishte pasur një lidhje.

Borgia akuzohet se ka vrarë të dashurën, pasi e reja e kërcënonte se do i tegonte gjithçka gruas së tij dhe i këkonte para.

Trupi i pajetë i gruas, u gjet në anë të një rruge. Pas ndalimit nga policia sipërmarrësi tregoi gjithçka, duke thënë se e kishte goditur me shkop dhe thikë, deri sa e vrau.

Ana Di Piazza kishte një vit që kishte nisur lidhjen me të dyshuarin, të cilit i kishte thënë se po prisnin një fëmijë.

Ata u takuan të shtunën paradite ku shkuan në një kantier të drejtuar nga Borgia, ku realizohen pishina. Viktima i kishte kërkuar 3 mijë euro të dyshuarit dhe ai ia kishte premtuar, Por pas mbërritjes në kantier, pasi kryen marrëdhënie seksuale, ata nisën të të debatonin, ku dhe më tej ndodhi krimi. Borgia e qëlloi me thikë në bark, duke e vrarë. /a.y/noa.al/