Transmetuar më 25-11-2019, 14:07

Puna ishte e shumtë, në atë pikë sa që nuk e lejonte që të kishte një jetë private, kështu që në gjendje të rënduar psikologjike i dha fund jetës.

35-vjeçarja angleze Leona Goddard, punonte si infermiere pranë spitalit të shëndetit mendor, ‘Prestwich Hospital’ në Manchester.

Një punë me shumë ngarkesë dhe me turne me nga 12 orë, të cilët nuk e lejonin që të kishte një jetë private, gjë që i kishte shkaktuar stres të madh.

35-vjeçarja donte që të krijonte një familje, por turnet e zgjatura të punës dhe qëndrimi jashtë orarit e pengonin që të kishin një jetë sociale.

Leona ishte shumë e zonja në punën e saj, aq sa ishte ngritur në detyrë. Por kjo përgjegjësi i kushtoi shumë, pasi gjashtë muaj më vonë i dha fund jetës.

E reja la një letër para aktit fatal, ku shkruante se kishte arritur deri në atë pikë sa që urrente veten, duke bërë që të varë veten në shtëpinë e nënës.

Nëna e saj tha për mediat se vajza ishte ngarkuar aq shumë me punë, sa që nuk merrte frymë. Gjithçka teksa më 3 nëntor u mbush 1 vit nga vdekja.

E reja po kursente për të blerë shtëpi, por ngarkesa e madhe sipas nënëns, nuk e lejonte që të zinte miq të rinj dhe as që të takonte të vjetrit. /a.y/noa.al/