Transmetuar më 25-11-2019, 15:13

Në Kili prej kohësh vijojnë protestat. Shoqëria civile dhe mbështetës të të drejtave të njeriut, denoncojnë një represion gjithnjë e më të ashpër ndaj protestave.

Pak ditë më parë Presidenti Sebastian Pinera pranoi përdorimin e tepërt të forcës nga ana e policisë dhe ushtrisë, duke kërkuar nisjen e hetimeve dhe ndëshkimin e fajtorëve.

Por deri më tani “mea culpa”, nuk ka dhënë asnjë efekt. Gjatë ditëve të fundit “Plaza Italia” në Santiago, në zemër të kryeqyttit, ishte sërish qendër e përplasjes mes manifestuesve dhe forcave të sigurisë.

Pikërisht në këtë shesh dy të rinj të veshur me të zeza dhe me fytyrën e mbuluar, improvizuan një kërcim sensual në rrugë me tingujt e “Regresa” të Chico Trujillo, të rrethuar nga gaz lotsjellës dhe nga sirenat e policisë. Një kërcim i cili u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale brenda pak orëve. /a.y/noa.al/